Ademi: Sulmi ndaj Gjokës, ngjarje shumë e rëndë. Nuk ka ndodhur as në 1997

Kryebashkiakja e Shkodrës, njëkohësisht presidente e klubit Vllaznia, Voltana Ademi, ka folur sot në lidhje me agresionin e djeshëm ndaj Ernest Gjokës, pas stërvitjes së Vllaznisë, me trajnerin tiranas që u konfrontua me një person të armatosur me thikë.

“Ngjarja e djeshme ishte skandaloze, shumë e rëndë. Është një ngjarje që nuk i takon Shkodrës, kurrsesi. E them me bindje dhe me forcë se ne do të vazhdojmë përpara. Kushdo që do të mundohet të përbaltë apo cenojë klubin, Vllazninë, përpjekjet e bashkisë për ta ngritur e për të ecur përpara, nuk do t’ia arrijë.

“Ne jemi të hapur e transparentë, nuk kemi asnjë lidhje me këdo që mundohet të cenojë Vllazninë. Nuk ka ndodhur as në 1997 diçka e tillë dhe fakti që ndodh diçka e tillë e rëndon qytetin. Armando Cungu? Ai është larguar për shkak të rezultateve, jo presioneve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online