Absurditeti, burgu “Strumica” ruhet nga një qen!

Maqedoni-Shqipëri do të luhet në stadiumin e Strumicës, teksa ditën e sotme, në po këtë impiant të vjetër, ka zbritur në fushë kampionia e Maqedonisë, Vardari, përballë kampiones së Suedisë, Malmoes, duke arritur një sukses të rëndësishëm 3-1 dhe kualifikuar për në turin e tretë. Por, shtypi suedez, në inspektimin e bërë në stadiumin “Mladost”, ajo që vuri re ishte një situatë qesharake por edhe tepër absurde! Jashtë stadiumit ndodhej kolibja e një qeni që ruante këtë impiant.

Mediat suedeze kanë patur plot kritika në adresë të UEFA-s, e cila ka lejuar që ndeshjet evropiane të luhen në këtë stadium. Ato habiten me fushën, kualitetin e barit, hapësirën ku do të vendosen mediat dhe të tjera detaje jo pak të rëndësishme. UEFA herë pas here ka inspektuar stadiumin në fjalë, teksa pas kritikave të suedezëve mund edhe të marrë një vendim kundër zhvillimit të sfidës Maqedoni-Shqipëri në këtë stadium, të cilin mediat shqiptare e quajtën si “Burgu i Strumicës”.

Sakaq, sipas reportazhit të RTSH-së, stadiumi është pronë private dhe federata maqedonase duhet të paguajë për të luajtur ndaj Shqipërisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *