Abrashi mungon, Mavraj merr pikë në Frajburg

Në ndeshjen hapëse të javës së 14-të në Bundesligë, Frajburgu i Amir Abrashit priste Hamburgun e Mërgim Mavrajn, por në fushë nuk pati derbi, sepse mesfushori mungoi për dëmtim. Ishte një sfidë mbijetese, sepse të dyja skuadrat janë pranë fundit të tabelës, ndaj mbizotëroi frika nga humbja dhe në fund doli në dritë një barazim 0-0 që kënaqi më shumë miqtë.

Frajburgu luajti më mirë dhe regjistroi një numër të jashtëzakonshëm goditjesh drejt portës kundërshtare, 20 të tilla, 12 vetëm në pjesën e parë. Hamburgu luajti më dobët se në ndeshjet e shkuara dhe vetëm reparti i mbrojtjes ishte në nivelin e duhur. Barazimi nuk e ndryshon renditjen, me Hamburgun që mbetet me 12 pikë në zonën play-off, ndërsa Frajburgu ka 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *