Në Minsk ka shpërthyer festa kuqezi. Kombatarja shqiptare e ka nisur me këmbën e djathtë edicioin e ri të Ligës së Kombeve. Skuadra e udhëhequr nga Edi Reja ka bindur, duke mposhtur me shifrat 0-2 Bjellorusinë. Një transfertë që shihej e vështirë, por që kuqezinjtë e kanë mbyllur me sukses. Në përfundimin e takimit, trajneri Reja ka folur për mikrofonin e “RTSH“.
“Pjesa e parë ishte mirë, ndërsa në të dytë sic e kisha parashikuar pati një rënie fizike. Nuk e di nëse do të furnizohemi me energji brenda 3 ditëve. Nuk besoj që të gjithë do të rekuperohen, por të shohim. Uroj që edhe ndaj Lituanisë të bëjmë një ndeshje si në pjesën e parë. Por kemi pasur lojtarë që nuk kanë luajtur me ekipet. Mbrojtja ka bërë shumë mirë. Nuk më ka pëlqyer sulmi i pjesës së dytë.
Më ka pëlqyer Bare. Abrashi ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, ka vrapuar shumë kilometra. Edhe Gjasula më ka pëlqyer shumë. Do shohim për ndeshjen me Lituaninë nëse do të mund të fusin ndonjë lojtar të ri në grup. jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë“, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/