“Abissnet Superiore” rikthehet në janar 2025, Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin për 3 javët e ardhshme

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rifillojë më 10 janar 2025, pas pushimit dimëror. Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ri, nga java e 20-të deri në atë të 22-të.

Java e 20-të është programuar të zhvillohet të premten dhe të shtunën, më 10 dhe 11 janar. Ndeshjet e javës së 21-të do të luhen gjatë fundjavës së ardhshme, më 18 dhe 19 janar.

Ndërkohë, java e 22-të do të zhvillohet në mesjavë, më 25 dhe 26 janar.

Java 20
Egnatia Laçi 10.01.2025 13:30
Bylis Dinamo City 10.01.2025 13:30
Vllaznia Tirana 10.01.2025  17:00
Partizani Skënderbeu 11.01.2025  17:00
AF Elbasani Teuta 11.01.2025 17:00

 

Java 21
Laçi Bylis 18.01.2025  13:30
Tirana Egnatia 18.01.2025 16:30
Skënderbeu Vllaznia 19.01.2025  16:30
Teuta Partizani 19.01.2025  16:30
Dinamo City Elbasani 19.01.2025  19:30

 

Java 22
Bylis Tirana 25.01.2025  13:30
Partizani Dinamo City 25.01.2025  16:30
Skënderbeu Teuta 25.01.2025  16:30
AF Elbasani Laçi 26.01.2025  17:00
Vllaznia Egnatia 26.01.2025  17:00