Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së dytë të kampionatit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e së dielës me sfidën Dinamo City – Vllaznia, që përfundoi me fitoren 3-1 të dinamovitëve. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.

Në portë spikati këtë javë gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e përbëjnë titullarët e Dinamo City-t, Naser Aliji dhe Ledio Beqja, ndërsa në krahë janë vendosur David Atanaskoski i Partizanit dhe Henri Zuna i Vorës.

Para mbrojtjes rreshtohen Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Xhoele Macolli (Teuta), ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Bernard Karrica (Vora), Martins De Souza Wallisson (Bylis) dhe Ibrahima Sory Diallo (Elbasan).

Sakaq, në majën e sulmit spikati sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti.

Trajneri i javës është shpallur Arjan Bellaj, pas fitores 3-1 që skuadra e tij, Vora, arriti ndaj Tiranës.