Abibi ishte titullari i padiskutueshëm te Avelino për kët? sezon të ri. Derisa mbërrijmë te një gafë e madhe e ish-portierit të Tiranës, në atë humbje me rezultatin 0-1 ndaj Birscegle.
Vetëm me një goditje në portë do të fitonin miqtë, madje edhe atë kur rrjeta ishte boshatisur. Abibi kishte dalë më tepër seç duhej, duke marrë edhe dënimin e Avelinos.
Zëvendës trajneri i këtij klubi u shpreh: “Po e vlerësojmë portierin, ndoshta zgjedhim Tont nga ndeshja e radhës, me kualitete të mëdha. Abibit i vjen shumë keq dhe kërkoi falje, por gaboi te zgjedhja në atë dalje”. /Sport Ekspres/