“Abazajt do i gjej ekip të nivelit të lartë”, flet Aliaj: Kumbulla? Mos të shkojë në klub të madh, Lazio i duhuri prej Tares

Adrian Aliaj ka nisur tashmë një tjetër karrierë pas varjes së këpucëve në gozhdë, duke zgjedhur kështu rrugën e menaxherit të lojtarëve. Në janar arriti të sistemojë Amir Rrahmanin te ekipi i njohur i Napolit, ndërsa zbulon se po punon që të gjejë ekip të mirë edhe për Kristal Abazajn. Ky i fundit la Anderlektin për të ardhur me huazim tek Kukësi, por duket se e ardhmja e tij nuk do të jetë asnjë prej këtyre dy klubeve.

I ftuar në emisionin “Fan Zone”, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka folur më tepër rreth Abazajt si dhe ka dhënë edhe këshillën e tij për Marash Kumbullën. Ky i fundit kërkohet nga shumë gjigantë të futbollit Italian dhe atij europian, por sipas Aliajt nuk do të ishte e udhës për të që të shkojë në një klub të madh. Alternativa e Lazios e kënaq ish-futbollistin shqiptar për Kumbullën dhe kjo falë Tares që i jep një dorë të madhe të rinjve, megjithëse trajneri Inzagi nuk ecën me të njëjtën filozofi.

Abazaj

“Gjërat nuk janë të lehta, duhet menaxhim serioz që i vogël për të shkuar në nivele të larta.  Klubi u jep gjërat kryesore lojtarëve dhe në Shqipëri është problem. E ardhmja do të jetë pozitive, por e përsëris që klubet janë ato që bëjnë punën kryesore. Abazaj bëri një hap shumë të madh nga Luftëtari tek Anderlechti. Dy muajt e fundit kemi bashkëpunuar me të. Ai djalë ka thënë se dua të luaj e të jem të qetë. Më bindi, është djalë me perspektivë. Është lojtar me potencial për Kombëtaren. Shpresoj që me menaxhimin tonë do t’i arrijë. Besoj se do të gjejmë një skuadër të nivelit të lartë, që i afrohet Anderlechtit.

Nostalgjia për Kombëtaren

“Kombëtarja duhet parë si diçka ku jemi të gjithë pjesë të saj. Kam kaluar një karrierë fantastike me Kombëtaren, ishim grup fantastik. Golat kanë qenë kënaqësi madhe. Kam qenë lojtar ofensiv, gjuaja goditjet e dënimit. Duhet të jemi pozitivë me Kombëtaren, të jemi inteligjentë dhe të marrim lojtarët e duhur”.

Këshilla për Kumbullën

“Kam pasur fatin ta takoj atë dhe xhaxhanë e tij. U kam thënë vetëm një gjë: shkoni atje ku djali do të mund të luajë dhe jo te skuadrat e mëdha. Kumbulla është shumë i ri, po flasim për klube ku ka shumë presion. Dua të flasim si ta bëjmë lojtar, jo të flasim për shifra apo të mburremi se shkoi tek Interi. Lazio? Për Taren po, por jo për Inzaghin. Nuk i mbështet shumë të rinjtë”.

Ulja e çmimeve nga kriza

“Nuk po bien çmimet e lojtarëvë, thjesht shifrat po bëhen reale. Lojtarët me agjentët negative dhe klubet me klubet bëjnë pazare jo të mira. Tani po ulen me këmbë në tokë dhe po u jepet çmimi i duhur lojtarëve. Për mua kemi ardhur në çmimet reale”.

Kosova e Maqedonia me lart se Shqipëria

“Kosova dhe Maqedonia janë më lart se ne në disa gjëra. I kam hedhur sytë nga Kosova, ku kam marrë dy lojtarë, Leart Sadriun e Shkëndijës, dhe një tjetër të Prishtinës. Jugosllavia u ka lënë diçka dhe janë përpara lojtarëve nga Shqipëria në mentalitet”, ka thënë Adrian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online