Ukraina do të jetë testi i fundit i Shqipërisë përpara se gjërat të bëhen serioze, në shtator e tej. Kështu, për Kristian Panuçit eksperimentet do të ketë përfunduar.
E kështu, humbja ndaj Kosovës është një kapitull i mbyllur dhe kuqezinjtë do të fokusohen në maksimum në sfidën e radhës. Por, problemet duket se nuk kanë fund dhe dje, futbollisti i ri i Anderlehtit, Kristal Abazaj, ka ndjerë shqetësime dhe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, sipas asaj që raportoi “Supersport”.
Praktikisht, Panuçi nuk do ta rrezikojë, duke ditur se një dëmtim i rëndë mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë, duke i hequr mundësinë edhe fazës me Anderlehtin. Sakaq, vetë trajneri, ditë më parë, deklaroi se disa lojtarë janë të lodhur për shkak të sezonit dhe Abazaj ishte mes tyre. Ndërkohë, jo vetëm Abazaj, por edhe mbrojtësi Arlind Ajeti ka ndjerë një dhimbje në shpinë, edhe pse ishte një alarm që ra shpejt, pasi iu rikthyer stërvitjes.