Sot nis dhe kampionati belg dhe me shumë interes pritet dhe performanca e dy lojtarëve të Shqipërisë, Kristal Abazajt dhe Sindrit Gurit. Anderleht po luan në këto momente ndaj Kortrejkut dhe mesfushori tropojan është i detyruar që ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.
Nuk bëhet fjalë për një zgjedhje taktike, por për një dëmtim të lehtë që 21-vjeçarin do ta mbajë jashtë fushe në ndeshjen e sotme. Ka qenë vetë Abazaj që përmes një postimi në “Instagram” ka sqaruar arsyen e mungesës, duke u shprehur:
“Desha t’iu informoj që të gjitha ato që fliten në media nuk janë të vërteta. Unë nuk jam lënë jashtë për zgjedhje taktike, por kam pasur një dëmtim. Shihemi javës tjetër. Faleminderit! Forca Anderleht”
Në mbrëmje pritet që nga minuta e parë të zbresë në fushë Sindrit Guri, i cili ka bërë mjaft mirë në fazën përgatitore. Ostende do të sfidojë Muskron në shtëpi.