Zelimkan Abakarov ka arritur një sukses të madh në Beograd. Mundësi që përfaqëson flamurin shqiptar është kualifikuar për në finale të Kampionatit Botëror të mundjes, ku do të ketë përballë Tomas Gilmanin. Abakarovi ka mposhtur në gjysmëfinale mundësin serb, Stefan Muçiç.
Një kundërshtar ky aspak i lehtë, teksa ka arritur të fitojë edhe medalje olimike. Por finalja këtë herë i takon mundësit të Shqipërisë, që nesër ka rastin të ngrejë lart flamurin kuqezi në Beograd./Halit Delibashi-Sport Ekspres/