A rrezikon të mos luhet derbi me Tiranën në Air Albania? Partizani ka stadiumin e tij, drejtori i të kuqve: Nuk e kemi vendosur akoma

Derbi mes Partizani dhe Tiranës po afron gjithmonë e më tepër. Por këtë herë të kuqtë kanë stadiumin e tyre dhe po mendohet nëse ndeshja mund të luhet në të dhe jo në Air Albania. I ftuar në “Procesi Sportiv” ishte drejtori sportiv i të kuqëve, Marini, që nuk e përjashtoi si mundësi, megjithëse fokusi i tij mbetet ndeshja e ardhshme.

“Ne presim të luajmë me Kukësin, pastaj do të mendojmë me derbin. Sa i përket vendndodhjes, ne jemi ekipi pritës. Air Albania ka më shumë kushte për të fituar më tepër nga biletat. Nuk e kemi vendosur akoma se ku do ta luajmë derbin, ka ditë përpara. Ne plotësojmë kushtet për të dhënë 5 përqindëshin e tifozëve”, tha Marini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online