Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier papritur u gjend në telashe të mëdha pas akuzave për racizëm gjatë kohës që ishte trajner i Nice.
Siç raportojnë mediat franceze, numri i telefonit të Galtier është përhapur në rrjetet sociale, për këtë arsye dyshohet se ka marrë një numër të madh kërcënimesh.
Numri i kërcënimeve që mori Galtier është pothuajse 5,000 telefonata dhe mesazhe urrejtjeje, disa prej të cilave ishin edhe kërcënime me vdekje.
Për shkak të gjithë kësaj, Galtier u detyrua të punësojë truproja dhe nuk i lë asgjë rastësisë.
Një gazetar i njohur, Romain Molina, publikoi një e-mail në të cilin ish-drejtori sportiv i Nice-s, Julien Forunier e akuzonte Galtierin se i kishte kërkuar që të mos luanin zezakët apo myslimanët për Nice. /Sport Ekspres/