A ndodhet edhe Marash Kumbulla? Mourinho bën “listën e zezë” me 8 emra, ka edhe surpriza mes largimeve

Mourinho ia ka nisur punës te Roma duke u përgatitur për sezonin e ri në Serinë A. Tekniku portugez ka bërë gati edhe “listën e zezë” me lojtarët që duhet të bëjnë gati valixhen pasi nuk janë pjesë e projektit.

Bëhet fjalë për Justin Kluivert, Pedro, Steven N’zonzi, Javier Pastore, Robin Olsen, Federico Fazio, David Santon dhe Ante Coric. Pra për të shuar edhe dyshimet e vogla që mund të ekzistonin, Marash Kumbulla është i përfshirë në projektin e Murinjos.

Nga të gjithë emrat e mësipërm më surprizues ishte përfshirja e Justin Kluivert. Pas finales së Europa League në 2017, Murinho e ka vlerësuar Kluivert për një kohë të gjatë dhe ishte i impresionuar nga aftësitë e këtij futbollistit. Megjithatë tanimë që ka mundësinë për të shfrytëzuar potencialin e tij, zgjedh që ta largojë nga skuadra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online