A mund të jetë zëvendësuesi i Chiesa-s? Në Itali hedhin idenë, Juventusi interesohet për Nedim Bajramin

Nedim Bajrami po tregon një formë spektakolare tek skuadra e Empolit në Seria A. Tanimë mesfushori shqiptar është në radarët e skuadrave të mëdha italiane, ku një prej tyre është Juventusi. Sipas Gazzeta Dello Sport, një nga alternativat e bardhezinjve për zëvendësimin e Chiesas që humbi sezonin është Nedim Bajrami.

Kartoni i lojtarit vlerësohet me shifrën 10 milionë euro dhe duke parë krizën financiare tek Juventusi, ai mund të ishte një zgjidhje ideale për drejtuesit, të cilët duan të shpenzojnë sa më pak. Nëse ky transferim arrin te kryhet do të ishte një arritje shumë e madhe si për vetë lojtarin, ashtu dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi do të rriste cilësinë e grupit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online