“A kishte gëzim më të madh kur Skënderbeu shkonte në grupet e Europës?”! Rrëfimi i Gaz Demit, tregon besimin për Kolelën: Vetëm një i çmendur si unë…

Partizani arriti të fitonte në derbin me Tiranën dhe situata ndryshoi në Superiore. Të kuqtë janë kthyer në rrugën e duhur për të gjetur titullin kampion. Ndërkohë në një rrëfim për emisionin “Skaner” ishte kreu i Partizanit, Gaz Demi. Ky i fundit shfaqi besimin e tij për trajnerin Kolela, foli për shtëpinë e re që u ndërtua për klubin dhe njëkohësisht kërkoi më tepër vëmendje për futbollin.

“Të jem korrekt, trajneri më bind shumë. Skuadrën e pëlqej, sepse vetë i kemi marrë lojtarët. Ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë fanellë kanë veshur. Është e rëndë fanella e Partizanit. Duan edhe pak kohë ndoshta, sepse është ekip i ri.

Oshilacionet e skuadrës nuk po i kuptoj. Bëjnë ndeshje të shkëlqyera ndonjëherë, siç ishte ajo me 10 lojtarë ndaj Erzenit. Nuk di çfarë të them. Mendoj ndonjë ngërç psikologjik. Besoj se ekipi e ka marrë veten dhe të vazhdojmë si në derbi.

Trajneri ka episodet e veta në çdo konferencë. Tha nuk jemi për kampion, për t’ia hequr presionin lojtarëve. Është mirë apo keq, do e gjykojmë në një kohë të dytë. Partizani që në fillim luan për kampion. Mendoj se tani do i kemi mundësitë më të mira për titullin. Trajneri po punon mirë, ka besimin tim të plotë. Jemi një skuadër e mirë dhe në ndihmesë për trajnerin.

Pas shumë viteve dolëm njëherë kampion me mua. Shitja e Skukës ishte shumë e mirë për biznesin tonë. Unë e kam fituar 70% të kampionatit tim. Stadiumi i ka marrë të gjitha dimensionet për të qenë një stadium serioz. Ka disa gjera të vogla dhe thuajse ka mbaruar. Hoteli ka përfunduar. Kryetari i Bashkisë erdhi një ditë dhe i pëlqeu shumë investimi jonë. Po bën një punë të mirë, për të na bërë një rrugë të dedikuar. Jemi drejt përfundimit të kampionatit tim.

Që kur e kam marrë, e kam thënë që Partizanin dua ta bëj me shtëpi. Vetëm një i çmendur si mua mund t’i shkonte kësaj deri në fund. Unë e di çfarë kam hequr deri në këtë ditë, por nuk dua të qahem. I gjithë projekti i kompleksit shkon diçka më shumë se 10 milionë euro. Edhe FSHF na ka ndihmuar, brenda mundësive që kanë. Ftesa për lojtarët e Partizanit në Kombëtare, është një nga kënaqësitë më të mëdha.

Jemi marrë shumë me ligjin e sponsorizimit. Ndoshta teknika ishte e gabuar. Nuk është lënë pas dore. Për mua më e rëndësishme është që të bëhet si Kosova. Bazike është ligji i sponsorizimit. Ne ende nuk e dimë kur do hapen bastet dhe vetëm shpenzojmë. Të gjithë gëzojmë kur sporti ecën përpara, edhe për një shtet është gjë e madhe. Nëse vazhdohet kështu, të gjithë do mënjanohen. Shpresojmë që njerëzit e politikës ta mendojnë seriozisht punën e sportit, sepse ngre flamurin shqiptar. A kishte gëzim më të madh, kur Skënderbeu dilte në grupet e Europës?! E mbajmë mend se çfarë ndodhi kur Kombëtarja shkoi në Europian. Kështu është njësoj edhe për klubet. Edhe me të qarë nuk ecet. Duhet t’i bindim tani, ndoshta me pak diplomaci”, tha Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online