A ka ardhur Selmani që luan te ekipi i Ibrahimoviç? Kosova publikon zyrtarisht listën

Trajneri Shaland ka bërë zyrtare listën e lojtarëve që ka grumbulluar për tre ndeshjet e muajit mars. Fillimisht Kosova do të përballet në një miqësore me Lituaninë në 24 mars, për të vazhduar me dy duelet për kualifikueset e Botërorit. Fillimisht dardanët do të luajnë kundër Suedisë që ka kthyer Zlatan Ibrahimoviç, në 28 mars, për ta mbyllur me Spanjën në 31 mars sa i përket përballjeve të këtij muaji. Lojtarët e grumbulluar te Kosova janë të zakonshmit dhe pa pasur risi.

Pra sulmuesi i shumëkomentuar, Astrit Selmani, i cili është pjesë e Hamarby atje ku një pjesë të madhe të aksioneve i zotëron Ibrahimovic, nuk është grumbulluar me Kosovën. Kjo pasi te Hamarby kanë dalë shumë raste pozitiv me Koronavirus tek lojtarët. Ndërkohë kjo kohë e gjatë pritje i jep mundësi Suedisë që ta tundojë sulmuesin për të mos zgjedhur Kosovën në të ardhmen, duke u varuar edhe nga paraqitjet që do të zhvillojë në Suedi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *