“A ju argëtuam të paktën?”! Trajneri i Atalantës duartroket lojtarët e tij pas humbjes: Real Madridi fitoi sepse e kishte dikë…

Atalanta ka mbyllur ecurinë brilante të fitoreve radhazi. Ekipi nga Bergamo është mundur në shifrat 2-3 nga Real Madridi. Menjëherë pas takimit, Gasperini ka vlerësuar lojtarët e tij dhe cilësinë e lojës nga të dy ekipet. Trajneri i Atalantës është shprehur se madrilentë fituan vetëm në saj të individualiteve në skuadër.

“A ju argëtuam të paktën? Këto janë komplimente të bukura, të dyja ekipet donin të luanin dhe të fitonin. Për ne ka pak zhgënjim, por kemi shumë për të mësuar nga kjo humbje. Na mungojnë ende disa gjëra. Dalim të mundur, të vjen keq. Reali është i aftë për të mbyllur ndeshjen. Krahasuar me finalen e Superkupës ishim shumë më mirë dhe kur barazuam, e ndiem se kishim mundësinë të fitonim. Fitoi Reali sepse kishte dikë në ekip që e lejoi të fitonte”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/