Një konferencë tërësisht e pazakontë ishte ajo e sotmja e Gatuzos te Valencia. Italiani ka marrë drejtimin e ekipit të La Liga-s dhe ka firmosur kontratën deri në 30 qershor të 2024. Një sfidë e re kjo për ish-mesfushorin, që i duhet të ngrejë një skuadër si Valencia që nuk bëri aspak mirë në sezonin e shkuar.
Por konferenca për shtyp nuk ishte e zakontë dhe kjo e shpjegueshme, flitet me Gatuzon. Fillimisht ishte një prej gazetarëve që në “çmendurinë” e tij guxoi për të provokuar italianin, duke luajtur pak me mbiemrin e tij: “Je një luan apo kotele e lezetshme?”. Tërësisht i surprizuar nga pyetja, trajneri nuk ka ngurruar për t’u kthyer në origjinë: “Si mendon ti? Pas dy muajsh kur të më takosh, atëherë ma thuaj”.
Ndërkohë Gatuzo kishte edhe një kërkesë të çuditshme për lojtarët që dëshiron te Valencia. “Ne duam lojtarë që kanë zjarr brenda. Që duan të fitojnë, që transmetojnë emocione dhe jetë. Duam lojtarë për të cilët të luash te Valencia është si të luash te Barcelona apo Real Madrid. Do të doja të kisha lojtarë që kanë dështuar, me këtë profil, të jenë humbës, por të besojnë në këtë ekip”, tha Gatuzo. /Sport Ekspres/