A futet Shqipëria në Play-Off të Botërorit pas përjashtimit? Dyshimet që duhen shuar, ja se çfarë pritet për Poloninë

FIFA ka thënë fjalën e saj dhe ka vendosur me “dorë të hekurt” kundrejt Rusisë. Kjo e fundit është përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare, duke mos patur mundësinë për të luajtur në “play off”-et e Kupës së Botës. Kështu Polonia do të mbetet pa kundërshtarin e saj në muajin mars, prandaj në media kanë nisur të thuren skenarët e mundshëm.

Një hipotezë e përfolur ishte ajo e përzgjedhjes së vendit të tretë më të mirë, ku ekzistonin edhe shanset e Shqipërisë, e cila mban 18 pikë, po aq sa Norvegjia, në kualifikueset e Botërorit. Por kjo tezë bie poshtë në mediat britani, të cilat tregojnë se Polonia do të sigurojë një biletë për në fazën e dytë të “play off”-it, atje ku do të gjejë fituesin e çiftit Suedi-Çeki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *