A është trukimi më i madh i parë ndonjëherë në boks? E realizon kushëriri i Karim Benzema, dorëzohet pa rënë mirë gongu (VIDEO)

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një ndeshje në sportin e boksit. Boksieri algjerian, Neëfel Ouatah, që rezulton të jetë kushëriri i lojtarit më të mirë në botë në futboll për momentin Karim Benzema, e mbylli ndeshjen pa u lëshuar grushti i parë. Algjeriani me të dëgjuar “gongun” për fillimin e ndeshjes, u ul në gjunjë, ngriti dorën lart dhe nuk jepte asnjë lloj reagimi.

Kundërshtari i tij, Simin Kean duke shfrytëzuar rastin që Ouatah ishte i pambrojtur e goditi menjëherë. Fatmirësisht arbitri duke mbyllur ndeshjen. Simon Kean fitoi me TKO, pasi kundërshtari u dorëzua. Ende nuk dihen arsyet e këtij dorëzimi të çuditshëm, ndërsa ka lindur edhe ideja e trukimit të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *