A është një rastësi e bukur e fatit? Polonia zgjedh trajnerin që debuton me kuqezinjtë, Shqipëria e ka shkarkuar nga detyra dhe tifozët i nxorën shamitë

Polonia e ka zgjedhur trajnerin e ri që do të ketë për kualifikueset e Europianit. Shumë kandidatë ishin përfolur për të marrë drejtimin e kësaj Kombëtare, madje edhe Steven Gerrard. Megjithatë të gjitha këto emra janë hedhur poshtë.

Sipas mediave polake, presidenti i Federatës Polake të Futbollit ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ka arritur një marrëveshje paraprake. Paulo Bento do të ulet në stolin e Polonisë dhe do të debutojë kundër Shqipërisë. Kujtime të hidhura ka ky trajner me kuqezinjtë. Në kualifikueset e Europianit të Francës, Shqipëria do ta niste në transfertë dhe do të fitonte ndaj Portugalisë në shifrat 0-1.

Goli i vetëm u shënua nga Balaj dhe tifozët nxorrën shamitë për t’i treguar turpërimin Bentos, që u shkarkua menjëherë nga detyra pas atij takimit. Këtë herë Shqipëria e nis sërish me një transfertë ndaj Paulo Bentos, por me Poloninë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *