A është ky pakti me Gerrard? Besojeni ose jo, por Eros Grezda mbyll “Instagramin”

Eros Grezda nuk arriti ta zgjidhte situatën e tij të vështirë, pasi asnjë klub nuk u interesua për shërbimet e tij gjatë verës. Në anën tjetër lojtari është jashtë planeve të skocezëve, me këta të fundit që e kanë dërguar me ekipin e dytë, deri në momentin që shqiptari të gjejë një skuadër të re.

Sulmuesi ka qenë më tepër aktiv në rrjetet sociale se sa në fushën e blertë, pasi me ekipin e Rangers nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje sezonin e shkuar, ndryshe nga sezoni i parë me gjigandët skocezë ku bëri 13 paraqitje. Ndërkohë Grezda me sa duket ka hequr dorë nga rrjetet sociale, pasi ka mbyllur profilin e tij në “Instagram”.

Në një kohë kur merkato në shumicën e kampionateve më të rëndësishmë është mbyllur si dhe me Gerrard që gjithnjë e ka dërguar shqiptarin në ekipin e dytë, deri sa të largohej, e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Gerrard është shprehur gjithnjë se talenti nuk mungon në këmbët e Erosit, atëherë mbetej një sakrificë me pjesën që dëmtonte më shumë: “Rrjetin social, Instagram”. A është ky pakti? Mbetet të presim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *