Trajneri shqiptar, Ismet Munishi, ishte i ftuar në emisionin “Dueli Botëror”. Teksa u fol për preferencat e fituesit të Botërorit, Munishi kujtoj pak historinë mbi mënyrën sesi është sjellë Franca me popullin shqiptar.
“Mua nuk më pëlqen Franca fare, çfarë i ka bërë Franca popullit shqiptar, ti duhesh ta dish si intelektual e djalë i mençur(i drejtohet Munishi, inxhinierit Sadiku), ti lexo histori pak. A e di se çfarë na kanë bërë neve (kosovarëve).
Franca e ka djalë të vogël Serbinë dhe kurrë asnjë politikanë nuk ka pasur mundësi të ma shpjegoj këtë lidhje mes Serbisë dhe Francës, këtë lidhje mishërore”, tha Munishi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/