“A do të ishte turpërues moskualifikimi”? Guardiola bezdiset nga gazetari: E di sa i shqetësuar je, më pyet prapë pas ndeshjes

Manchester City do të luajë një finale të vërtetë kundër Brugge-t mbrëmjen e nesërme. Për “qytetarët” vlen vetëm fitorja, pasi vetëm ajo mund t’i sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League-s. Njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë për shtyp ka ngacmuar Guardiolën për situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

“A do të ishte turpëruese për ju dhe Manchester City-n nëse nuk do të kualifikoheni?”, ishte pyetja që iu drejtuar trajnerit të Manchester City-t. Një pyetje që nuk u prit mirë nga Pep Guardiola. I bezdisur nga gazetari, trajneri spanjoll nuk e la ta përfundonte fjalinë dhe iu përgjigj:

“Më pyet më pas. E di që ti këtë do. Faleminderit shumë për shqetësimin tënd. E dimë se sa i shqetësuar je nëse ne do të eleminohemi apo jo. Por pas ndeshjes mund të më pyesësh dhe unë do të të përgjigjem”./Sport Ekspres/