A do të festojë nëse do t’i shënojë Kosovës? Xherdan Shaqiri nuk fal kundër askujt: Po më erdhi rasti…

Zvicra do të përballet ndaj Kosovës në një takim miqësor. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të japin kontributin e tyre në këtë përballje. I pyetur nëse do të festonte në rast shënimi me Kosovën, Shaqiri ka thënë se do ta evitojë. Megjithatë nëse vjen rasti për të shënuar, nuk ka falje për askënd.

“Po të kem rast për të shënuar, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, tha Shaqiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *