Ish lojtari i Tiranës dhe tashmë i Prishtinës në Kosovë, Gentian Muça është vendosur në listën e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Nga ky lajm lindi kureshtja e shumë analistëve të Kosovës se a do të jetë më lojtar i Prishtinës Gentian Muça, nëse arrin të bëhet deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
Në një prononcim për të përditshmen “Indeksionline”, drejtori sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli foli mbi angazhimin e Muçit në politikë. “Nuk varet kjo nga ne. Kjo është jeta private. Ai për nga aspekti sportiv është shumë profesional. Ishalla njëherë fiton. Se është djalë që e meriton. E pastaj, kur t’i mbaron kontrata, ai vendos vet”, foli për IndeksOnline drejtori sportiv i Prishtinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/