Me Partizanin ditën e djeshme ka udhëtuar edhe Marko Jovanoviç. Ish-anëtari i stafit teknik të Kukësit është bërë pjesë e stafit teknik të klubit të kuq. Ai udhëtoi me grupin e kuq dhe doli edhe në stërvitje përkrah trajnerit Starova.
Serbi do të mbajë të njëjtën detyrë si në ekipet e tjera. Ai do të jetë analisti teknik i skuadrës së Partizanit. Jovanoviç kishte një dëshirë mjaft të madhe të punonte me kryeqytetasit dhe këtë e kishte bërë të qartë përmes shkrimeve dhe fotove të publikuara në rrjetet sociale, ndërsa tashmë ka realizuar dëshirën e tij.
Kujtojmë se Jovanoviç u largua nga Kukësi pas një debati me presidentin Safet Gjici.
Po cfare Jane keto beni blerje tamom jo fjale ne ajer marrim ate marrim ate