Edon Zhegrova ka luajtur sot ndeshjen e parë si titullar me Juventusin në këtë sezon të ri. Pas fitores 4-0 ndaj Venecias, Spaleti ka folur për mediat, ku vëmendje i ka kushtuar edhe lojtarit shqiptar. Trajneri i Juventusit ka folur me superlativa për cilësitë teknike të Zhegrovës, por nga ana tjetër i bën thirrje që të tregojë vazhdimësi dhe të mos ketë rënie të formës gjatë lojës.
“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka një këmbë të majtë vdekjeprurëse dhe mund të bëjë diferencën. Ka momente gjenialiteti që as ai vetë nuk di t’i shpjegojë. Por, ndonjëherë kalon periudha ku bie në formë. Ai duhet të jetë vazhdimisht i përfshirë në lojën e ekipit. Nuk mund të mbështetesh vetëm te dy shkëndija gjenialiteti dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/