Kristian Shpendi po tërheq një vëmendje të madhe në Itali. Sulmuesi shqiptar, për të disatin sezon radhazi, po regjistron statistika mjaft të mira me fanellën e Çezenës. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka shënuar 8 gola në 11 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon.
Palët janë duke diskutuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, por ekziston edhe mundësia largimit që në muajin janar. Shpendi është në në qendër të merkatos së dimrit. Sipas “Corriere Romagna” -s, sulmuesi shqiptar kërkohet nga Kaljari. Klubi i Serisë A është duke vëzhguar Shpendin, të cilin e shohin si një alternativë mjaft të mirë për repartin ofensiv./Sport Ekspres/