“Nëse Egnatia do të ishte e Beratit ose e Lushnjes…”, Andi Matraxhiu: Stadiumi do të mbushej

Rezart Dabulla, ish-lojtari i Tiranës ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Teksa është folur për pjesën e tifozerisë në edicionin e Superiores, u prek edhe Egnatia që ka bërë sukses në Europë në këtë sezon. Megjithatë për Dabullën, gnatia nuk ka mbështetje në tifozeri.

“Nuk ka tifozë ai ekip, Egnatia nuk ka tifozë. Nuk po them që nuk i ka arritur me meritë, përkundrazi, e kanë arritur me meritë cdo sukses dhe duhen përgëzuar, por nuk kanë tifozë. Madje unë të them që aq tifozë sa shkojnë te Egnatia ne në ato vite na vinin në stërvitje te Tirana, vinin 500 tifozë”, tha Dabulla.

Nga ana tjetër gazetari dhe menaxheri, Andi Matraxhiu, ka shtuar një tjetër detaj. “Egnatia do të thoja që ka pak qytetarë, jo tifozë, sepse është rreth i vogël. Nëse ky ekip do të ishte ky ekip në Elbasan, në Berat ose në Lushnje, që për mua këto tre qytete kanë tifozerinë më të zjarrtë në mbështetje të skuadrës, do të kishte të tjera numra tifozeria”, tha Matraxhiu. /Sport Ekspres/