E pabesueshme/ Ekipi i Armando Brojës prek fundin në Angli! Po fitonte 1-4 në të 62, Cardif e përmbys në 5-4

Një çmenduri e vërtetë ishte ndeshja e luajtur në Championship mes Cardif dhe Burnley. Duket se edhe largimi i trajnerit Hayen me zëvendësimin e Celestini nuk ka ndryshuar situatën te Burnley.

Ekipi ku luan edhe Armando Broja, që vazhdon të jetë i dëmtuar, ka prekur fundin dhe duket se këtë vit do të luftojë për mbijetesën në Championship. Deri në minutën e 62, gjithçka foli për Burnley që po fitonte 1-4. Megjithatë përmbysja e madhe erdhi nga Cardif me golat e shënuar nga Salech në të 65 dhe Moylan me penallti në të 75.

Kështu ndeshja shkon në 3-4, por Salech realizoi dopietë dhe barazoi takimin. Vendasit nuk kishin dëshirë të kënaqeshin me barazimin dhe besuan deri në fund ku Robertson dhuroi një perlë nga distanca për ta mbyllur ndeshjen në 5-4. /Sport Ekspres/3