Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një deklaratë të fortë pas fitores 3-0 ndaj Aston Villës, duke zbuluar se kush është futbollisti që sipas tij meriton të fitojë Topin e Artë në vitin 2027. Bëhet fjalë për brazilianin Raphinha, i cili po kalon një formë fantastike dhe është kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.
I pyetur për mundësinë që sulmuesi brazilian të fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll, Flick nuk ka ngurruar të shprehë bindjen e tij. “Raphinha mund ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm, jam i sigurt për këtë”, deklaroi trajneri gjerman.
Shifrat e brazilianit e mbështesin entuziazmin e teknikut. Në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon me Barcelonën, Raphinha ka realizuar plot 19 gola dhe ka dhënë edhe 3 asistime. Ironia qëndron te fakti se braziliani nuk u përfshi as në 30 kandidatët për Topin e Artë këtë vit, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera. Tashmë, me këto statistika, ai kërkon të hyjë fuqishëm në garën për çmimin e madh të vitit 2027. Megjithatë, konkurrenca pritet të jetë e fortë, veçanërisht nga shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal. /Sport Ekspres/