Erik Ten Hagu i është rikthyer së shkuarës së tij te Mançester Junajtedi. Trajneri holandez ka shpjeguar arsyet e konfliktit të tij me Ronaldon. Ten Hagu ka akuzuar yllin portugez për mospërgatitje fizike. Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, ish-trajneri i i “djajve të kuq” ka thënë se Ronaldo nuk vraponte në fushë as kur kishte topin në zotërim dhe as kur nuk e zotëronte atë.
“Ai nuk vraponte as kur ekipi kishte topin, e as kur nuk e kishte. Arsyeja ishte se ai nuk e kishte përgatitur veten. Çdo ekip i nivelit të lartë duhet ta përqafojë lojtarin e nivelit të lartë, por lojtari i nivelit të lartë duhet të punojë për ekipin. Kristiano Ronaldo e la në baltë ekipin dhe mua, sepse ne kishim bërë plane me të. “, ka deklaruar Erik Ten Hagu./Sport Ekspres/