Lionel Mesi luajti mbrëmë ndeshjen tij të fundit me fanellën e Argjentinës. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme me Kombëtaren e tij, me të cilën arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.
Të shumta kanë qenë reagimet për dorëheqjen e tij nga Kombëtarja, teksa nuk ka munduar as mesazhi i Kristiano Ronaldos. Ylli portugez ka lënë mënjanë rivalitetin dhe ka shprehur respektin e tij duke komentuar në postimin e lamtumirës që Mesi shpërndau në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që arrite me Argjentinën. Një përqafim”, ka shkruajtur Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/