Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për kreun e FSHF-së, Armand Duka. Ai feston datëlindjen dhe një urim ka mbërritur nga faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një festë që vjen pas fitores së mbrëmshme të Shqipërisë, që përpos faktit sesi erdhi, lë shije të mirë për faktin e vetëm që Shqipëria e mbyll këtë muaj me vendin e parë në grup.
“Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka. Familja e madhe e futbollit shqiptar i përcjell Presidentit Duka urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë, si dhe për shumë suksese në drejtimin e futbollit shqiptar. Gëzuar ditëlindjen, President!”, shkruhet në faqen e Federatës. /Sport Ekspres/