VIDEO/ Shqipëria i shkoi pranë përmbysjes së madhe me Ukrainën U-21, Erald Maksuti shënon golin me peshë

Shqipëria ka luajtur një ndeshje miqësore me Ukrainën U-21, në një takim të përfunduar në shifrat 2-2 dhe ku ishin dy tablo. Në pjesën e parë Shqipëria dominoi takimin, me shumë raste flagrante të shpërdoruara, vecanërisht nga Ermir Rashica dhe Dodaj.

Dodaj ishte më i miri i 45 minutave të para, shkëlqeu mes driblimeve dhe shënoi golin e parë në minutën e 18. Por e gjithë puna fantastike u hodh në erë në dy minuta në pjesën e dytë, menjëherë pas nisjes së saj, teksa në një rast me penallti në të 55 dhe në një tjetër me pagjumësi në vendosja, kundërshtarët kaluan në avantazh.

Në të 69, Pëndreca ka ditur t’i vjedhë një karton të kuq kundërshtarit të tij, Vashchenko, duke e dërguar deri në fund ndërhyrjen e tij të lehtë me bërryl pa top, për t’i dhënë nota dramatike dhe duke e bindur arbitrin se ngjyra e kartonit duhej të ishte e kuqe. Në minutën e 90, Erald Maksuti shënoi golin e barazimit me kokë pas krosimit të Arifit. Ndërkohë në minutën e fundit, Gabriel Kulla kishte shansin e madh të përmbysjes, por goditja e tij shkoi ngjitur me traversën. /Sport Ekspres/