Rei Manaj dhe trajneri Maran ishin të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marinon. Në fillim ai që foli ishte sulmuesi ai që foli duke prekur edhe takimin e kaluar me Finlandën.
“Shiko, ndeshja me San Marinon është e mirë, janë më të dobët se ne, por kjo duhet treguar në fushë. Do të futemi në fushë që të mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tre pikët.
Për ne e rëndësishme është që të shënojmë, nuk ka rëndësi mënyra. Trajneri ka pak kohë, por ka ide të qarta, lojtarët e ndjekin dhe janë profesionistë. Shpresoj që të jemi në 100% kur të fillojnë kualifikueset e Europianit.
Duhet të sulmojmë më shumë në 20 minutat e para që të hapim ndeshjen. Jam i lumtur që të luaj me çdo lloj lojtari. Nuk ka rëndësi kush shënon për mua”, tha Manaj. /Sport Ekspres/