Ngecin negociatat për Arbër Hoxhën, klubi nuk kënaq “xhepat” e lojtarit shqiptar

Arbër Hoxha ishte fare pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dinamo e Zagrebit kishte dhënë dritën e gjelbër, teksa kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Al Vahdanë. Palët kishin rënë dakort për 2.5 milionë euro dhe ruajtjen e 10% të kartonit të futbollistit.

Megjithatë negociatat duket se kanë ngecur. Shkak është bërë vetë Arbër Hoxha. Lojtari kuqezi është i pakënaqur me pagën e ofruar, çka ka bërë që transferimi të mos finalizohet me sukses. Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë deri në datën 28 shtator, kur edhe mbyllet dritarja e transferimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe./Sport Ekspres/