Pak qetësi për Armando Brojën! Sulmuesi shqiptar po kalon momentin më të vështirë të karrierës teksa është përjashtuar edhe nga lista e Shqipërisë.
Futbollisti i Burnley ka qëndruar në stol gjithë kohën kundêr Derby, duke kaluar në zgjedhjen e katërt si sulmues qendre. Por pas golit të barazimit nga Derby, në minutën e fundit, trajneri Hayen është pranë shkarkimit. Drejtuesit e klubit kanë lajmëruar një mbledhje ku pritet shkarkimi i trajnerit dhe kjo mund t’i sjellë pak qetësi Broja. /Sport Ekspres/