Rasmus Hojlundi i është përgjigjur disa pyetjeve në kanalin zyrtar të Federatës Daneze të Futbollit. Mesfushori i Napolit është shprehur se në rast se nuk do t’ja kishte dalë në futboll, atëherë me shumë mundësi do të kishte punuar si murator. Sa i përket lojtarit më të fortë me të cilin është përballur, ai ka veçuar Kristiano Ronaldon.
“Çfarë do të bëhesha nëse nuk do të vazhdoja me futbollin? Me gjasë murator, si im atë. Lojtari më i mirë me të cilin jam përballur? Do të thoja Kristiano Ronaldo. Ai nuk dominoi ndaj meje, por një lojtar që na shkaktoi vërtet probleme ishte Palmeri, i cili shënoi tre gola kundër nesh (gjatë kohës së tij te Mançester Junajtedi)”, është përgjigjur Rasmus Hojlundi./Sport Ekspres/