Zyrtarizohet miqësorja, Kombëtarja U-21 përballë Ukrainës më 5 tetor në Debrecen

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-21, “EURO 2027”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Ukrainase të Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore.

Shqipëria U-21 do të përballet me Ukrainën U-21 më 5 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë. Orari i takimit do të përcaktohet dhe bëhet i ditur në një moment të dytë.

Kjo sfidë është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian të vitit 2027. Shqipëria do të jetë pjesë e këtij turneu si një nga vendet organizatore.

Për skuadrën kuqezi, përballja me Ukrainën do të jetë një tjetër mundësi e rëndësishme për të testuar grupin dhe për të vijuar punën në funksion të një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian për moshat.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që dy skuadrat përballen në një ndeshje miqësore. Në takimin e fundit mes Shqipërisë U-21 dhe Ukrainës U-21, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0.