Dinamo-Elbasani ka mbyllur javën e 3-të të “Abissnet Superiore” -s. Klubi dinamovit ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. “Blutë” kanë arritur ta mposhtin Elbasanin me shifrat 2-1.
Verdheblutë kaluan të parët në epërsi me anë të Nikajt. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 25, por vetëm 12 minuta më vonë Berisha riktheu baraspeshën. Ndërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e 65 Lorenco Vila përmbysi rezultatin në atë përfundimtar 2-1.
Me këtë fitore Dinamo ka shkuar në kuotën e 6 pikëve dhe renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit./Sport Ekspres/