Një cudi e madhe është ajo që po ndodh me Mario Mitajn në Serie A. Mbrojtësi shqiptar bëri një transferim me shumë bujë, duke u kthyer në Europë për të shkuar në Itali. Pas një kohe jashtë Europës, te Al Ittihadi në Arabinë Saudite, Mitaj shkoi te Genoa.
Besimi ishte i menjëhershëm teksa De Rossi e aktivizoi shqiptarin si titullar në të gjitha takimet miqësore. Performanca deri diku mesatare të shqiptarit, që ka hasur shpeshherë edhe kritika në ato miqësore.
Megjithatë kjo nuk e justifikon aspak faktin që në tre ndeshjet e para të Serie A, Mitaj nuk ka debutuar ende, asnjë minutë. Për më tepër, Genoa ka humbur sot 1-4 ndaj Comos dhe tani Genoa mban vendin e fundit të Serie A. /Sport Ekspres/