Luçiano Spaleti ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport Mediaset” -in. Trajneri i Juventusit ka dhënë shpjegime edhe për listën e publikuar për ndeshjet e Europa League-s. Jashtë kësaj liste gjendeshin 5 emra, ndër të cilët edhe Zhegrova. Spaleti ka deklaruar se ky vendim e ka lënë pa gjumë gjithë natën, por rregullat e UEFA-s e kanë detyruar të bëjë këto zgjedhje jo të lehta.
“A është Europa League një nga objektivat kryesore të Juventusit këtë sezon? Është një garë e nivelit shumë të lartë. Dallimi është se sa shumë arrin të rritesh dhe të qëndrosh në një nivel të lartë. Para pushimit ndërkombëtar, do të luajmë nëntë ndeshje në 22 ditë. Do të na duhet ekuilibër dhe aftësia për të alternuar 22 lojtarë midis futbollit të nivelit të lartë në ligë dhe Europa League. Nuk do të jetë e lehtë. Marrëveshja e zgjidhjes së UEFA-s nuk na lejon një skuadër shumë të madhe. Kemi kufizime që na detyruan të lëmë pesë lojtarë jashtë listës së UEFA-s. Ishte një vendim që më mbajti zgjuar natën”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/