Mësohet arsyeja se pse Armando Broja u përjashtua te Burnley, nuk e donte vetë trajneri

Cfarë po ndodh me Armando Brojën? Pas dy ndeshjeve të nisura si titullar, pa asnjë gol të shënuar, sulmuesi shqiptar është përjashtuar nga ekipi i Burnley. Në mënyrë të çuditshme në një kohë që Flemming është ende me mendjen larg Burnley, në merkaton e verës, Broja përfundoi nga fusha në tribunë.

A është dëmtuar Broja? Gazetari afër Burnley, Matt Scrafton, tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por Broja është lënë vetë jashtë nga trajneri. Tashmë mbetet të shihet se cila do të jetë deklarata e teknikut të Burnley, për një vendim teknik të tijin. /Sport Ekspres/