Ish-kapiteni i Spartakut të Moskës: Ardhja e Dakut, si një bombë bërthamore që pritet të shpërthejë

Transferimi i Dakut te Spartaku i Moskës ka ngjallur diskutime në opinionin sportiv në Rusi. Një pjesë e tifozëve të klubit kanë dalë kundër blerjes së sulmuesit shqiptar. Për këtë çështje ka folur edhe Denis Glukashovi. Ish-kapiteni i Spartakut ka thënë se ardhja e Dakut është si një bimbë bërthamore që pritet të shpërthejë. Sipas tij, nëse Mirlindi nuk luan, atëherë do të jetë konflikte. Glukashovi ka këshilluar sulmuesin shqiptar se mënyra e vetme që mund të zbusë qendrimin e tifozëve është shënimi i sa më shumë golave.

“Lojtarë të rinj po vijnë dhe Daku ka mbërritur. Nga njëra anë, kjo është gjë e mirë, por nga ana tjetër, është si një bombë bërthamore që është gati të shpërthejë. Nëse ai nuk luan, mund të ketë konflikte. Si do ta ndajnë ai dhe Barko udhëheqjen e klubit? Pavarësisht të gjithave këtyre, ne do të mbështesim Spartakun që të fitojë kampionatin dhe më shumë tituj.

Tifozët tashmë i kanë bërtitur Dakut. Si duhet ta trajtojë këtë situatë? Të tregojë veten me gola, t’i bëjë tifozët të lumtur, të shënojë. Ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme. Do ta shohim”, ka thënë Denis Glushakovi./Sport Ekspres/