“Vjet mendova se diçka nuk shkonte te PSG-ja”, portieri i parisienëve tregon momentin që e bëri të reflektonte: Pata një ndjesi të çuditshme

Matvei Sofanovi ka folur për faqen zyrtare të PSG-së në prag të finales së Superkupës së UEFA-s. Portieri rus ka treguar mentalitetin e kampionëve në fuqi të Europës. Ai është shprehur se në ekip lojtarët mendojnë të fitojnë gjithçka që është e mundur. Sofanovi ka zbuluar se e ka kuptuar më së miri këtë pjesë në momentin kur nuk mundi të fitonte dot Kupën e Francës. Një moment ky që e bëri të kuptonte se dëshironte të merrte në duart e tij çdo trofe të mundshëm, pavarësisht rëndësisë së tij.

“Sezonin e kaluar, kuptova diçka. Ne fituam çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Francës. Kur kuptova se nuk do ta fitonim, pata një ndjesi të çuditshme. Mendova: ‘Diçka nuk shkon’.

Ishte atëherë që e kuptova se doja të fitoja gjithçka. Të luftoja për çdo trofe. Sot, mendoj se kjo është pjesë e mentalitetit të PSG-së: të dalësh atje për të fituar çdo ndeshje dhe të përpiqesh të fitosh gjithçka”, ka deklaruar Matvei Sofanovi./Sport Ekspres/