Asllani i jep fund dilemës së merkatos, klubi paguan 25 milionë euro dhe i ofron kontratë deri në vitin 2031

Ka marrë fund dilema e merkatos për Fisnik Asllanin. Barcelona mbetet thjesht një ëndërr e parealizuar ende për sulmuesin shqiptar, i cili do të vazhdojë të luajë në Bundesligë. Megjithatë nga sezoni i ardhshëm nuk do të mbajë më veshur fanellën e Hofenhajmit, por atë të Lajpcigut.

Lojtari 23-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në vitin 2031 me klubin gjerman. Sipas, gazetarit Filip Hince, disa detaje kanë mbetur ende për t’u formalizuar, çka do të bëjë që zyrtarizimi të vonojë pak më tepër nga sa pritej. Asllani po stërvitet privatisht dhe do të mungojë në ndeshjen miqësore kundër Lidsit. Megjithatë marrëveshja është arritur dhe Lajpcigu ka pranuar të paguajë 25 milionë euro në llogarinë bankare të Hofenhajmit./Sport Ekspres/