Edon Zhegrova ka gjetur më në fund golin me fanellën e Juventusit, megjithëse në një takim miqësor. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një kryevepër në fitoren 1-0 kundër Çelsit. Pas takimit miqësor, Zhegrova ka folur për “Sky Sport”, ku ka shprehur lumturinë e tij prej golit të shënuar, si dhe ka deklaruar se dëshiron të qendrojë te Juventusi edhe sezonin e ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur me golin dhe me ekipin. Të gjithë duan të përmirësohen dhe unë punoj çdo ditë për ta bërë këtë. Le të shpresojmë që sezoni i ardhshëm të shkojë më mirë dhe shpresoj për tifozët që të mund të fitojmë. Sezonin e kaluar pata probleme me hernien sportive, por besoj në vetvete dhe jam i lumtur me veten dhe Juven. Është një klub i shkëlqyer. Dua të qëndroj këtu dhe të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, ka deklaruar Edon Zhegrova./Sport Ekspres/